November 25, 2024

Makinat nga SHBA dhe Kanadaja nuk do të regjistrohen më

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, njofton se një kategori mjetesh me dokument shoqërues teknik origjine, nga USA ose Canada, do t’u refuzohet regjistrim në DPSHTRR, pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore duke u klasifikuar si automjete.

Drejtoria e Transportit, sqaron se nisur nga problematikat e përcjella nga Drejtoritë Rajonale po ashtu edhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania, për disa mjete që importohen nga USA ose Canada, me dokumentat shoqërues me treguesit teknik nga origjina, me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose “Junk” (mbeturinë) ose shënime të tjera, do t’u refuzohet regjistrimi në DPSHTRR pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore duke u klasifikuar si automjete.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com