Jennifer Lopez i bën plot 2 milionë dollarë për 20 minuta. Këngëtarja Jennifer Lopez rregullisht performon për adhuruesit e saj në gjithë botën.
Ajo ka fituar 2 milionë dollarë për pjesëmarrje në hapjen e festivalit City Mall në Doha të Katarit. Përveç kësaj, ajo ka fituar edhe një milion dollarë të tjerë për shpenzime, transmeton KosovaPress.
Sipas TMZ-së, 49-vjeçarja ka fituar gjithë këtë sasi parash për një fjalim 20 minutash për të drejtat e femrave, para se të fotografohej me fansat e saj të dashur.
Super ylli javën e ardhshme raportohet se do të fitojë edhe 1.2 milion dollarë për një paraqitje tjetër prej 20 minutash në Dolby Theatre në Los Anxhelos, ku do të marrë pjesë me ftesë të kompanisë ajrore Qatar Airëays.Megjithatë, sipas burimeve të TMZ-së, kjo shumë është ende e pasigurt, pasi oferta është duke u shqyrtuar nga ana e këngëtares.
Ndërkohë që fiton miliona dollarë të shpejtë në Katar, Jennifer po ashtu duke promovuar filmin e saj të ardhshëm Second Act, i cili do të lansohet më 21 dhjetor. Në këtë film do të luajë edhe ylli i njohur Vanessa Hudgens.