April 18, 2024

Ferri i zjarreve, mbi 600 njerëz të zhdukur në Kaliforni

Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret në veri të Kalifornisë ka kaluar 600, thanë autoritetet lokale.

Lista e personave të zhdukur u dyfishua qysh të enjten. Bëhet fjalë për 631 të zhdukur, tha sherifi Kory Honea.

Zjarret – më shkatërrueset në këtë shtet – lanë së paku 63 njerëz të vdekur. Afro 12,000 ndërtesa u dogjën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të udhëtojë në Kaliforni të shtunën për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar njerëzit e prekur. Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar flakët që nisën tetë ditë më parë.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë. REL

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon