November 26, 2024

Fatos Kongoli mposht sëmundjen, rikthehet në panairin e librit

Shkrimtari i njohur fatos Kongoli është rikthyer në panairin e radhës të librit. Rikthimi i tij, është në lajm i mirë pas sëmundjes së rëndë që ai kaloi duke qëndruar për disa kohë edhe në spital.

Në ditën e parë të Panairit të Librit, Faos Kongoli është parë në stendën e Shtëpisë Botuese “Toena”, e cila është edhe botuese e librave të tij.

Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30-vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Fatos Kongoli i ka dhuruar letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun, raporton gazeta “Shqip”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com