Gjatë një vizite në panairin e librit kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpalosur një strategji të re për mënyrën se si do funksionojë dhe drejtohet opozita e bashkuar.
Përmes një prononcimi për mediat mëngjesin e sotëm ajo, ka paralajmëruar ndryshim strategjie të opozitës. Sipas Kryemadhit, që nesër nuk do të jetë opozita që do të drejtojë popullin, por e kundërta.
‘Do jem në Dibër nesër dhe në vende të tjera. Takimet do të jenë me qytetarët me strukturat nuk do të jenë më lëvizje politike, por lëvizje që do të konsultohen me qytetarët sepse do të jetë populli që do ta drejtojë opozitën…’, deklaroi Kryemadhi për strategjinë e re që do të ndiqet në vijim nga opozita.