December 25, 2024

Incidenti në varrimin e Mid’hat Frashërit, Rama: Ne komunistët jemi të poshtër

Gjatë ceremonisë zyrtare që u zhvillua dje në Kodrat e Liqenit në Tiranë, një incident ndodhi me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar.

Të gjithë të pranishmit në varrim ishin me listë e për këtë arsye përfaqësuesit e kësaj partie nuk u lejuan të futeshin ndonëse tentuan.

Ata pretendonin se kishin të drejtë të ishin të pranishëm pasi partia e Ballit Kombëtar është themeluar dhe drejtuar në vitet e para Mid’hat Frashëri, por janë përplasur me rojet e policisë.

Një prej përfaqësuesve ka thënë:

Ne do bëjmë revoltë bëni ca të doni. Hapuni se do futemi, po u them. Ai balashi, i ati i atij ka firmosur kushedi për sa nga shtresa jonë. Kushedi sa ka firmosur për t’u pushkatuar nga shtresa jonë. Ne nuk na lënë dhe vete ai që i ati i tij ka firmosur për të na pushkatuar.”

Ndërkohë që përfaqësuesit e Ballit përplaseshin me gardën, aty ka kaluar kryeministri Rama.

Ramë ka thënë:

Po ca të bëjmë ne komunistet jemi te poshter.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com