December 25, 2024

Akuza e ish-ministrit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza të forta ndaj KPK-së pas shkarkimit të prokurorit, Ramadan Troci.

Sipas tij, ‘vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e procesit të rregullt ligjor të vetting!’.

 

Reagimi i Ylli Manjani:

 

Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

Pa asnjë dyshim që kështu është!

Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjimore:

‘ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim’.

Por Kolegji ka axhendë tjetër…

Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zabtuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas.

Këta të fundit bën ç’mundën ta largojnë nga Vlora dhe ja arritën kohë më parë. Ja arritën që kur Prokuror i Përgjithshëm ishte Adriatik Llalla!!!

Tani bënë sulmin tjetër! Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin.

Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting!

Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja!

ONM për fat të keq është kot!

Facebook Comments

MineralHygienics.com