Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë tha se me buxhetin e 2019 do të investohet në ngritjen e qendrave të reja rinore.
“Buxheti 2019 dedikuar sportit dhe rinise është 500 milion lekë. Ky buxhet do mundësojë qendra rinore dhe do përmbushë angazhimin në RYCO. Ngritje të qendrave të reja rinore dhe programeve për ta. Në buxhetin e arsimit të lartë, ka fonde për kartën studentore dhe po bashkëpunojmë me bashkinë e Tiranës për zgjidhje shteruese. Zëri i të rinjve është pjesë e reformave tona, objektivave dhe prioriteteve tona”, – u shpreh Nikolla.