November 24, 2024

“Shqiponja”/Rama nxit debatin: Kadrinj pa din e iman, kënaqeni nga shëmtia

Kryeministrit Edi Rama duket se po i pëlqen debati për Shqiponjën që ai vete e hapi, jo vetëm duke shkulur monumentin në hyrje të Tiranës, por duke e quajtur shqiponjen “vulgare”. Ai reagon ndaj Berishës dhe Bashës, ndërsa harron dhjetëra qytetarë që kanë shkruar në rrjete sociale, duke e quajtur “përdhosje të simbolit kombëtar”.

“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shkruan Rama në twitter.

Facebook Comments

MineralHygienics.com