Grekët të cilët kishin ardhur sot në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, i cili u vra gjatë një shkëmbimi me armë nga Forcat RENEA, pas varrimit kanë zbritur në rrugën kryesore Dropull-Gjirokastër duke e bllokuar atë.
Nacionalistët grekë kanë bërë thirrje antishqiptare ndërsa mbanin në duar pankarta ku e cilësonin Kaçifasin hero.