December 26, 2024

Shqipëria pjesë e Bashkimit Europian? Një martesë që eshtë shtyrë.

Me titullin e mësipërm gazeta gjermane Osnabrücker Zeitung ka botuar një artikulli cili flet për integrimin e Shqipërisë në BE. Më poshtë Exit.al sjell artikullin e plotë në shqip.

***

Nëse doni të kuptoni pse shqiptarët janë të mërzitur me BE-në, duhet të bisedoni me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai është indinjuar mbi temën e Evropës.

“Ne jemi një lodër në politikën e brendshme të shteteve të BE-së,” u tha ai gazetarëve me shaka në bibliotekën e zyrës së tij në Tiranë. Kryeministri i gjatë, një ish-lojtar basketbolli dhe artist, vizatimet me ngjyra të ndezura të të cilit dekorojnë muret e zyrës së tij, kryqëzoi duart. BE po matet dy herë më shumë kur bëhet fjalë për pranimin e Shqipërisë—ajo është tepër kritike me këtë vend. “Asnjë vend tjetër nuk ka bërë aq shumë sa Shqipëria para se të anëtarësohej në BE,” thotë Rama. Në fund të fundit, kjo është si një martesë e planifikuar, në të cilën njëri partner e shtyn gjithmonë datën: ‘Ne e duam këtë martesë, por thjesht nuk mund të arrihet”. Europa është e vetmja mundësi: “Ne nuk kemi plan B”, thotë Kryeministri Rama.

Vetëm zhgënjim apo llogaritje politike e BE-së?

Askush nuk mund ta thotë. Shef i qeverisë shqiptare beson se media në perëndim po përhap një imazh të rremë të Shqipërisë, sikur vendi qeveriset nga politikanë të korruptuar, klika e vjetër komuniste dhe një grusht oligarkësh.

“Janë të tëra broçkulla”, deklaron Edi Rama.

Vërtet? Kur vjen fjala për pranimin në BE të Ballkanit, shumë vende të BE-së kanë një tjetër këndvështrim. Kështu duket se mendon edhe  Franca. Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur tashmë një vijë të kuqe dhe dëshiron të mbështesë një raund të ri zgjerimi vetëm nëse komuniteti europian forcohet më parë. Macron, i cili e njeh mirë lodhjen me BE-në të shumë francezëve, tregon korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendin e vogël në Adriatik, i cili ka vetëm 2,8 milionë banorë. Ndonëse qeveria gjermane po shtyn përpara afrimin me Shqipërinë, ka qëndresë edhe në këtë vend, ndër të tjera brenda vetë CDU-së së Kancelares Merkel. Vetëm nëse të gjitha vendet e BE-së votojnë unanimisht pro një vend mund të anëtarësohet në BE.

Shqipëria ka një reputacion të keq sa i përket krimit. Ajo zë vendin e parë si prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë. Gjyqësori dhe klasa politike e korruptuar i kanë dhënë vendit emrin “Kolumbia e Evropës”, një vend ku familjet ende hakmerren për gjak.

Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe ka marrë statusin e kandidatit të BE-së në vitin 2014. Vendet e BE-së  kanë rënë dakort pak kohë meë parë që bisedimet e pranimit mund të fillojnë në qershor 2019. Komisioni i BE-së mbështet idenë se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor—Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mal të Zi dhe Kosovë— të cilët janë ulur në ‘dhomën e pritjes’ së BE, do të bëhen së shpejti pjesë e klubit.

Në vendin e tyre, shqiptarët kanë humbur besimin në reforma dhe në të ardhmen. Vitet e fundit, qindra mijëra janë larguar nga Shqipëria në drejtim të Evropës apo edhe SHBA-ve. Shumica vijnë në Gjermani si azil kërkues—por pa mundësi për të qëndruar.

Dikush që dëshiron të emigrojë është Koloreto Cukalli. 44-vjeçari është kryetar i Këshillit të Medias në Shqipëri dhe shprehet: “Kryeministri Edi Rama ishte shpresa jonë e fundit, por ai është pjesë e sistemit të oligarkëve që po shet vendin tonë”.

Shtypi dhe televizionet janë plotësisht të kontrolluara dhe të manipuluara nga qeveria. Cukali konstaton se BE-ja po ashtu është bashkëpunëtore në këtë situatë: “Brukseli duhet të kishte vepruar më shpejt, meritojmë të bëhemi anëtare të BE-së”. Një shpresë mbetet: ndërsa fillojnë bisedimet e pranimit, presioni mbi qeverinë shqiptare do të rritet. “Evropa nuk duhet ta mbështesë më këtë qeveri, por duhet t’i bëjë asaj presion”, pohon Cukali.

Zgjerimi i BE-së nuk është në tavolinë, tani për tani

Pranimi i Shqipërisë në BE ndoshta mund të ndihmonte kundër largimit të trurit dhe emigrimit të akademikëve të arsimuar mirë. Kandidatët më premtues për Ballkanin, Serbia dhe Mali i Zi, me të cilën Brukseli tashmë po negocion për anëtarësim, llogarisin se ka shanse për t’u bashkuar në vitin 2025. Për Shqipërinë, nuk ka gjasa të ketë anëtarësim përpara vitit 2030.

Përveç kësaj, çështja e zgjerimit të BE-së për momentin duhet të lihet jashtë debatit publik për dy arsye. Së pari, BE-ja duhet të përballet me daljen e Britanisë në mars 2019. Vendet e Ballkanit si mundësi për të zëvendësuar vendet perendimore që duan të largohen është një ide e vështirë për t’jua shitur evropianëve.

Së dyti, vetëm pak muaj para zgjedhjeve europarlamentare, në maj të vitit 2019, të gjithë duan ta mbajnë këtë çështje jashtë fushatës zgjedhore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com