Dy javë më parë, reperi i njohur Stresi u arrestua në një hotel në Linzë, pasi ju gjet një sasi kokaine, armë dhe fishekë. Arrestimi i tij bëri bujë të madhe në media dhe familjarët e reperit deklaruan se gjithçka ishte e planifikuar, pasi djali i tyre nuk ishte fajtor.
Gjithashtu e fejuara e tij, Kejsi, nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instastory, tregoi se e mbështeste partnerin e saj dhe se do ti qëndrojë pranë këto ditë të vështira.
Së fundmi, Kejsi ka treguar se edhe mamaja e saj, vjehrra e Stresit, e mbështet reperin. Teksa kanë shkuar në një dasmë, mamaja e Kejsit është ngritur për të kërcyer për të respektuar Stresin, pasi ka dëgjuar vallen tropojane.
“Kur del vallja e Tropojës e mami të thotë “E kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej njëherë për të.”- ka shkruar Kejsi në postim.