Alma Hicka është shkarkuar sot nga detyra e Avokates së Shtetit. “BalkanWeb” mëson se Artur Metani do të jetë avokati i ri i Shtetit.
Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se propozimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërkohë që emërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama.
Këto lëvizje janë bërë para pak ditësh. Metani aktualisht po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve me statusin e Avokatit të Shtetit. Ndërkohë mësohet se në Komision po diskutohet nisma ligjore e deputetit të PS Alket Hyseni për Avokaturën e Shtetit.