November 24, 2024

KPK konfirmon në detyrë Sokol Stojanin, prokurori i Gerdecit e 21 Janarit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë Sokol Stojanin, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Kontrolli i pasurisë, ai i figurës dhe i aftësive profesionale nuk identifikuan asnjë problem për vazhdimesine ne detyre te prokurorit.

KPK konstatoi se Stojani kishte bërë deklarim të saktë, kishte mjaftueshmëri financiare për pasurinë e vet, nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesave, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.

Sa i përket pastërtisë së figurës, u shpall “i përshtatshëm” për vijimin e detyrës. Stojani ka hetuar dosje te rendesishem gjate karrieres se tij perfshire edhe Gerdecin e 21 Janarin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com