Botërori i ardhshëm do të mbahet në vitin 2022 në Katar.
Ndryshe nga ç’do Botëror tjetër, ky do të ketë shumë risi pasi nuk do mbahet në verë, por gjatë muajit janar.
Stadiumet janë thuajse në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do jenë gati.
Megjithatë, një rregull i ri mund të ndryshojë historinë e kampionatit Botëror.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të Kombëtareve që do të luajnë në Botërorin e Katarit.
Nga 32 skuadra që marrin pjesë zakonisht, të shkojë në 48.
Ai u shpreh:
Ne kemi vendosur ta rrisim numrin e vendeve që marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës nga 32 në 48 dhe kjo do të ndodhë në turneun e vitit 2026. A do të ndodhë kjo gjë në vitin 2022? Për momentin, jemi duke e shqyrtuar këtë mundësi. Nëse është e mundur, atëherë pse jo?” Nëse ky ndryshim ndodhë, atëherë Infantino ka bërë të ditur se FIFA do të detyrohej t’ia ndante Katarit të drejtën e organizimit të turneut me vendet fqinje, për shkak se do të nevojitej hapësirë më e madhe. Të shohim a do ndodhë…