December 3, 2024

Pulë me uthull balsamike

RECETA E PULËS ME UTHULL BALSAMIKE

PËRBËRËSIT:

  • Pulë e freskët
  • Kripë dhe piper i grirë i freskët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri extra virgin
  • 250 ml verë e bardhë
  • 250 ml uthull balsamike
  • 2 lugë gjelle kaperi
  • 1/2 kupë me ullinj kallamat, pa bërthama
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 500 ml lëng pule
  • Majdanoz i freskët i grirë

Përgatitja:

Marinojeni mishin me kripë dhe piper. Ngrohni vajin e ullirit në taven dhe skuqni pulën nga të gjitha anët. Shtoni verë dhe uthull balsamike dhe gatuajeni derisa shumica e lëngut të avullojë duke e veshur mishin nga të gjitha anët. Shtoni ullinjtë dhe salcën e domateve dhe pjekni për 5 minuta. Shtoni lëngun, ulni nxehtësinë dhe lëreni derisa pula të bëhet gati, për rreth 10 minuta. Hidhini sipër majdanoz dhe shërbejeni me perime të cilat mund t’I zieni paraprakisht në tenxheren e thellë CoppeLUX.

Perimet dhe majdanozin e prerë zieni në tenxhere në ujë të vluar me kripë. Shtoni sipas dëshirës kripë dhe piper të bluar.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com