Këngëtarja e hitit ‘Hello ‘Adele edhe për vitin 2018 është emëruar edhe njëherë si njeriu më i famshëm dhe më i pasur nën moshën 30 vjeç, e ndjekur nga Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe.
Këngëtarja ka një pasuri prej 170 milion euro.
Ylli i ‘Hello’ ka rritur pasurinë e saj me rreth 15 milionë paund në vitin e fundit, sipas revistës Heat.
Ed Sheeran mban vendin e dytë me rreth 94 milionë paund, ndërsa ylli i ‘Harry Potter’ është i treti me 87 milionë paund.
Yje të tjerë të përfshirë në listën vjetore të njerëzve të famshëm më të pasur janë të gjithë anëtarët e grupit 1D, aktorja Emma Watson dhe aktori i ‘Star Wars’ John Boyega.
Ky është viti i tretë rradhazi që 30-vjeçarja Adele kryeson listën.
Ajo fitoi milionë vitin e kaluar përmes turneut të saj botëror dhe shitjes së albumit.