May 5, 2024

Qafë Shtama pret rreth 20 mijë turistë

Ajo ç’ka po kthehet në një destinacion të vërtetë turistik është dhe turizmi natyrorë në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor për qindra visitor.

“Për periudhën janar-shtator 2018, drejt Qafë Shtamës kanë udhëtuar më shumë se 20 mijë vizitorë nga të cilët nga këta 3 mijë turist të huaj. Ndërsa në Zonat e Mbrojtura të Qarkut Durrës janë futur për këtë vit rreth 55 mijë vizitorë ku rreth 10 mijë kanë qenë turistë nga jashtë Shqipërisë”, thonë specialistët e AdZM Durrës.

Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafë Shtama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com