December 23, 2024

“Lonely planet”: Shqipëria mes 10 vendeve më me vlerë për vizitë në 2019

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Së fundmi, prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për tu vizituar në 2019.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug. Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.

Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”për Shqipërinë.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com