November 24, 2024

Lungomare ‘vjetrohet’ para kohe, banorët të zhgënjyer dhe të mashtruar

Ndërsa është cilësuar si një nga projektet më të mira dhe të shtrenjta, asfalti në Lungomare po dëmtohet. Dhe pse akoma investimi nuk është marrë në dorëzim, që do të thotë se ende nuk ka përfunduar, shëtitorja po vjetrohet para kohe.

Përgjatë gjithë gjatësisë së saj, shikohen punëtorë të mirëmbajtjes që riparojnë dëmtimet.

Duket se puna nuk është realizuar në cilësinë e duhur. Pamjet që shikoni tregojnë për asfalt të prishur në një kohë që projekti akoma nuk ka përfunduar. Vendorët nuk japin shpjegime pse kjo gjendje e Lungomares, kurse banorët ndjejnë keqardhje.

“Doli jashtë përdorimit, puna është shumë e dobët. Nuk është hedhur materiali që duhet.”

Për Lungomaren një shëtitore, pesë kilometra e gjatë u investuan 12 milionë euro. Projekti ishte funksional në gusht të vitit të kaluar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com