December 23, 2024

Kjo është mënyra e duhur për t’i thënë ‘STOP’ gripit

Sezoni i gripit ka filluar, fëmijët dhe të moshuarit janë ata që mund të preken më lehtësisht dhe gripi më ta është më i ashpër.

Ndërkohë që duhet të tregoheni të kujdesshëm, të visheni mirë dhe të qëndroni larg vendeve të mbushura me njerëz, duhet të keni parasysh edhe diçka tjetër që do t`ju ndihmojë ta mbani gripin larg.

Virusi përhapet nga kolla dhe teshtimat e njerëzve që janë të infektuar. Pikëzat mund të hyjnë në organizmin tonë përmes gojës dhe hundës, edhe nëse njerëzit e infektuar ndodhen 2 metra larg. Po ashtu, virusi mund të transmetohet edhe nëse prekni sipërfaqe si karrige, tavolina apo doreza dyersh që janë të infektuara dhe më pas prekni membranat e mukozës në gojën, hundën apo sytë tuaj. Kjo do të thotë që për të mbajtur gripin larg duhet t`i mbani duart të pastra.

Larja e duarve më sapun dhe ujë është efektive për të reduktuar përhapjen e mikroorganizmave të infektuar. Nëse nuk keni mundësi të lani duart sa herë prekni sipërfaqe të tilla, mbani me vete një dezinfektues duarsh me bazë alkooli, që përmban të paktën 60% ethanol. Limitoni prekjen me duar të hundës, gojës dhe syve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com