May 19, 2024

Spaho krahason mazhorancën e Ramës me talebanët

Kreu I grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho ka dënuar ashpër votën e mazhorancës pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ai i krahasoi qeveritarët socialistë me talebanët të cilët kanë prishur objekte kulturore.

Ja reagimi i plotë i Spahos  

Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar. Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore.

Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese. Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, “feja” e vetme qe ata njohin.

Ne Mosken e “lindjes” jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te “perendimit” duhet te prishim te vetmin teater qe kemi? Eshte ne dinjitetin e te gjitheve qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin Teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon. Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com