Anita Haradinaj, e cila njëherësh njihet edhe si bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, për herë të parë ka folur për vdekjen e nënës së saj.
Këtë rrëfim ajo e bëri në një event të organizuar nga nisma humanitare “Ti je një luledielli”, të Albana Osmanit.
“Nuk mund të jap një mesazh të qartë rreth kancerit, e thashë unë e kam humbur mamin tim nga kanceri, prandaj nuk besoj tek lufta sepse më shumë është punë fati, sesa punë e të ndenjurit gati. Kam pas një mami jashtëzakonisht të mirë, të fortë, grua të civilizuar, të emancipuar. I rrinte vetes gati, por e ka humbur betejën, betejën për herë të dytë, sepse të parën e fitoi, por sëmundja e mposhti”, ka thënë Anita nën emocione.
Ajo tregoi se me shumë dëshirë i është bashkuar iniciativës për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga kjo sëmundje.