November 24, 2024

Telefonata e fundit e te riut qe ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Francë

Klidian Vladimir Jonuzi, lindur me 30.06.1992 në qytetin e Tiranës raportohet se ka ndërruar jetë këtë javë në Metz të Francës.

Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysmë në azil duke punuar si vullnetar.

I riu Klidian Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.

Telefonata e fundit

Me datë 17.10.2018 ora 17:30 ka qenë telefonata e fundit e tij me familjen në Shqipëri i cili thoshte se ishte mjaft mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.

Pasditen e së enjtes 18 tetor 2018 motra e Klidianit i dërgon mesazh të dashurës se Klidianit për ta pyetur se përse ai nuk kishte shkruar gjatë gjithë ditës, në atë moment këtë lajm ia u përcolli nëpërmjet Mesengerit e dashura e tij Marie Klein duke iu thënë në mënyrë mjaft të ftohtë “Ngushëllimet e mia, Klidiani ka ndërruar jetë” pa e sçaruar se si ndodhi.

Ky lajm erdhi si nje bombe për familjen e tij pasi familja kishte kontaktuar me djalin një ditë më parë dhe ai kishte pohuar se gjithçka është në rregull.

Apeli i familjes

Ju lutemi që me sa të mundeni të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë financiarisht me sa të munden duke menduar si nëna, baballarë, motra apo vëllezër të kontribuoni sado pak që trupi i tij i pajetë të vij në Shqipëri sepse shuma që na nevojitet është e papërballueshme.

Me respekt dhe dhimbje familja Jonuzi.

Ju shpreh ngushllimet e mia të sinqerta familjes Jonuzi.

*Leon Molla, gazetar, i cili ka publikuar më herët dhe historinë e Florenc Beqirajt, të riut nga Shkodra që humbi jetën në Francë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com