Reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet ndryshe ‘Stresi’, prej një jave ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Por edhe pse në qeli, Stresi është bërë i gjallë në rrjetet sociale duke postuar arritjen e fundit në karrierën artistike.
Bëhet fjalë për arritjen e 1 milion klikimeve me këngën e nxjerrë së fundi në festivalin “Kënga Magjike” kushtuar nënës së tij “Të du mom”.
Kujtojmë këtu se Arkimed Lushaj u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në periferi të Tiranës. Policia gjeti dhe një armë si dhe një sasi kokaine.