Një aeroplan është rrëzuar në një autostradë dhe më pas ka shpërthyer në flakë, në Kaliforni duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët.
Mediat e huaja shkruajnë se aeroplani AT-6, i njohur ndryshe si North American T-6 Texan, i prodhur në vitet 1930 si një avion trajnimi për Forcën Ajrore Amerikane është rrëzuar dhe është përplasur me ndaresën e trafikut.
Fatmirësiht nuk ka victim, ndrsa bëhet e ditur se është plagosur lehtë piloti i avionit, i cili ka mundur të dalë jashtë para së të shpërthente në flakë.