December 26, 2024

Basha: Prioritet i PD, dekriminalizimi i zgjedhjeve, ja qytetet që i kontrollon krimi i organizuar

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot para gazetarëve se dekriminalizimi i zgjedhjeve është prioriteti absolute I PD dhe opozitës shqiptare.

Ai renditi pasojat e rënda që po kalon vendi për shkak të pushtetit që Edi Rama ka siguruar nga kriminelët.

Kreu demokrat akuzoi Ramën si të përfshirë personalisht në operacionet e pastrimit të parave të krimit si dhe për situatën e rëndë kriminale në vend.

Basha theksoi se qytete të tëra kontrollohen nga krimi i organizuar.

Ja disa nga deklarimet e z. Basha

“Pushteti i siguruar nga kriminelët, bëri që Shqipëria të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelëtr dhe trafikanmtët e drogës.

Rama është përfshire personalisht në pastrimin e parave përmes ndërtimeve në bregdet, e në qendër të Tiranës deri tek Teatri Kombëtar.

Kjo dëshmohet përmes kontrollit politik të ndrejtësisë, emërimit të Arta Markut, shërbëtore e bindur e pushtetit të Edi Ramës.

Denoncuesit, gazetarë deri te kreu I opozitës, thirren në prokurori sepse denoncojnë këto lidhje të politikanëve me krimin.

Pushteti I siguruar nga krimi shpjegon edhe sjelljen e Edi Ramës.

Pushteti I tij nuk varet nga vota e popullit por nga kriminelët.

Pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese për të ardhmen e vendit.

Trafikantët e drogës vendosin kush do jetë në pushtet apo kush do jetë deputet.

Në vitin 2006, qeveria e PD coi brenda 6 muajsh të gjitha bandat, kurse tani kemi operaciuone fasadë, kriminale që nuk kapen, kriminelë që sundojne qytete e zona të tjera. Elbasani, Vlora, Fushë-Kruja, Shkodra, Tirana, sundohen nga grupert kriminale.

Aksionet e fundit janë fasadë, edhe këta që janë arrestuar do të lirohen shumë shpejt ose do të lehtësohen nga akuzat.

Qeverisa ka humbur legjitimitetin.

Krimi I siguron votat Edi Ramës, dhe ky u garanton atyre paprekshërinë.

Dekriminalizimi I zgjedhjeve është prioritet absolute I PD dhe opozitës. Shqiptarëve u duhet dhënë mundësia që të vendosin me votë të lirë për të ardhmen e tyre.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com