Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri nga qyteti i Shkodrës. Haradinaj ka treguar se pas takimit me kryebashkiaken Voltana Ademi, ka kryer homazhe tek monumenti i Isa Boletinit.
“Shkodra është adresa e kombit tonë, që me historinë dhe traditën e saj, na ka bërë krenarë nepër shekuj. Me rastin e vizitës zyrtare, e fillova ditën me homazhe tek shtatorja e kryengritësit të shquar për liri e pavarësi kombëtare, Isa Boletini. Shqiptarët e dijnë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë toke. Tani na mbetet të reflektojmë, që brezave që vijnë, t’u lëmë prapa sa më pak çështje historike të pazgjidhura.”