Në fundjavë kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Kukës. Kryeministri dhe ministrat do të kenë takime me qytetarët, inspektime në doganë, spitale dhe institucione të tjerë, ndërsa do të ketë një aktivitet edhe për anëtarësimet e reja dhe bashkëqeverisjen. Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama pritet që të zbardhë edhe vendimet e marra në qarkun e Kukësit.
Ja edhe axhenda e qeverisë në Kukës
E premte, 26 tetor:
8:00 Nisja nga Tirana
11:00 Eventi i 100 fshatrave ne Shishtavec
12:30 Dreka ne Novosele
15:00 Inspektim i punimeve per ndertimin e dy urave nga ARRSH ne rrugen Kukes-Morine
15:30 Inspektim i Pikes Doganore te Morines – pike e perbashket me Kosoven
16:30 E gjithe Vemendja per ju – Anetaresime te reja – te rinjte e qarkut (Pallati i Kultures)
18:00 Feste me te rinjte (rreth 200 te rinj-te gjithe ministrat dhe zvministrat)
19:30 Darka
E shtunë, 27 tetor:
9:00 Vizite ne nje shtepi qe do te rindertohet
10:00 Inspektim i investimeve ne Spitalin rajonal te Kukesit, reparti I Mamografise
11:00 Takim me grate dhe vajzat e Kukesit per nismen e mbylljes se basteve
12:00 Mbledhja e Qeverise (Pallati i Kultures-te gjithe)
13:00 Dreka
14:30 Nisja per ne Has
15:00 Eventi i Bashkeqeverisjes ne Has dhe llogaridhenia ne nivel lokal
16:00 Kthim ne Tirane