Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë e ftuara e djeshme në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5”.
Ajo ka treguar se kalimi i saj te “Procesi Sportiv” është një sfidë që e ka marr përsipër dhe që është e sigurtë që do t’ja dalë me sukses, pavarësisht se nuk ka shumë lidhje me sportin.
Nevina ka folur edhe për eksperiencën e saj në television.
Ish-Missi pranoi se i janë bërë propozime ekstravagante lidhur me veshjen apo sugjerime të çuditshme të kësaj natyre.
Moderatorja tha se nuk i ka pranuar ato që i janë dukur të ekzagjeruara apo që i nuk i përshtateshin natyrës dhe etikës së saj.
“Sigurisht që ka pasur propozime të ekzagjeruara, por ato nuk kanë ndikuar në karrierën time, pasi unë kanë arritur të bëj atë që më përshtatej”, tha ajo.