December 24, 2024

Këngëtarja e famshme i dhuron fanses 15.000 dollarë për nënën në koma

Taylor Swift po ndihmon një fanse të saj që është në nevojë.

Këngëtarja dhuroi 15.500 dollarë në një faqe ‘GoFundMe’ që po mbledh para për Lauriann Bartell, e cila ndodhet në koma prej tre vitesh.

Vajza e saj, Sadie Bartell shkroi në një link të GoFundMe në Twitter se nëna e saj ishte në koma dhe kërkoi ndihmë për të.

“Jam shumë nervoze që po shkruaj këtë postim. Ju lutem më ndihmoni nëse keni mundësi dhe lutuni për familjen time. Më vjen keq që nuk kam thënë asgjë më përpara dhe që po ju kërkoj papritur ndihmë,”-shkoi 19-vjeçarja.

Ndërsa falenderoi këngëtaren që e ka mbështetur moralisht gjatë këtyre viteve.

Dhe Talyor vendosi që ta mbështeste jo vetëm moralisht por ti jepte edhe 15.000 dollarë.

“Me dashuri nga Talyor, Meredith dhe Olivia Swift,”-shkruajti ajo në platformën online ku bëri edhe donacionin.

Meredith dhe Olivia janë dy macet e saj.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com