Gjatë ditës së henë disa lagje të kryeqytetit, prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orën 14:00 do të jenë pa energji elektrike. Sipas OSHEE-së, shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike do të bëhet rëmonti në nënstacionin eklektik ‘Dinamo’. Ja njoftimi i OSHEE:
Per shkak te remontit te planifikuar ne nst Dinamo, ne daten 22 tetor 09:00- 14:00 do te mbeten pa energji keto zona: Rr.Jordan Misja, (Ish Perim Patatet), Ish Uzina Dinamo, Rr. Siri Kodra, Rr Don Bosko, Zona prane Nestacionit 220kV, Zona prane shinave te Trenit, Zona prapa Spitalit Ushtarak, Zona prane ish-parkut te Autobusave, Paskuqan, Bathore