Dy javë më parë një krim tronditi gjithë opinion publik pasi një 26-vjeçar u vra brenda lokalit “Monopol” në ish-Bllok.
Vrasja u bë nga një komando ushtarak Meviol Bilo dhe siç u tha më pas sherri kishte nisur për këngëtaren Elvana Gjata.
Policia shpalli në kërkim këngëtaren dy ditë më pas, por ajo ishte larguar nga Shqipëria pak orë pasi ndodhi sherri. Mediat shkruan se ajo ishte nisur drejt Vjenës ku kishte një koncert.
Mirëpo së fundmi Elvana është bërë sërish “e gjallë” me një këngë të re.
Ka qenë producenti amerikan Poo bear i cili ka publikuar një këngë të re me titull “Shade”. Në videoklip shfaqet vetëm Elvana e veshur fillimisht me të bardha dhe shumë ekstravagante.
Në kërkim është edhe i dashuri i saj Ervin Mata, për të cilin u tha se u konliktua me viktimën Fabian Gaxha pasi ky i fundit i hodhi fjalë këngëtares dhe bëri disa gjeste të pahijshme.
Po ashtu edhe komandoja Bilo dhe miku i tyre Fabio Alushi janë në kërkim ndërsa pas ngjarjes kanë mbetur të plagosur biznesmeni Vis Martinaj dhe Eljon Hato.