Pas suksesit të mënjëhershëm të këngës ‘Kujt po i han’ këngëtarja Enca Haxhia është nisur për në Paris për të festuar ditën e nesërme 23 vjetorin e lindjes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit foto në shtrat ose rrugëvë të qytetit, mirëpo me postimin fundit ajo i ka merakosur të gjithë kur ka publikuar një foto ku shfaqet me dorë të fashuar.
Mesa duket ajo ka pësuar një incident dhe ndjekësit menjëherë e kanë pyetur se ç’ka ndodhur me dorën e saj, mirëpo këngëtarja nuk ka reaguar ndaj komenteve, duke i lënë fansat në merak se çfarë i ka ndodhur.