Anjeza Maja është një nga moderatoret me të njohura dhe jeta personale e saj private ka tërhequr gjithnjë vëmendje.
Sot Anjeza ishte e ftuar në emision “Rudina” nga ku u pyet për jetën private, për karrierën e saj dhe planet për të ardhmen.
Moderatorja rrëfeu se tashmë po merret me një projket të ri afatgjatë të kryeministrisë, si dhe tregoi se po përgatitet të heqë dorë nga televizioni.
’Puna në televizion më merr shumë kohë, nga mëngjesi deri në darkë, aktivitetet, eventet ato qokat që duhet të kryejmë. Je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani po mundohem shumë të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten dhe për gjërat e mia personale’.