May 17, 2024

Scholes e thotë hapur: As Messi nuk i bën punë Unitedit

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, i ka kritikuar edhe një herë ish-punëdhënësit e tij duke thënë se edhe Lionel Messi do të dështonte për të ringjallur fatin e tyre të dështuar.

Djajtë e Kuq aktualisht janë në vend të tetë në Ligën Premier, me shtatë pikë prapa liderëve Chelsea, Liverpool dhe Manchester City, pasi i kanë humbur tri nga tetë ndeshjet e para dhe një tjetër e kanë barazuar.Forma jo e qëndrueshme e ka ngritur presionin sidomos kundrejt trajnerit Jose Mourinho, për të cilin thuhet se i ka prishur raportet me disa prej lojtarëve kryesorë.

Scholes beson se motivi është shumë i ulët në aktualisht në Old Trafford, saqë as superylli i Barcelonës nuk do t’i ndryshonte gjërat.“Duket sikur çdo lojtar që vjen në këtë skuadër vuan. Mendoj se në këtë moment mund ta transferojmë Lionel Messin dhe ai do të ketë probleme në këtë skuadër”, ka thënë Scholes në një intervistë për ESPN FC.Ai më pas ka vazhduar me “dilemën e përhershme” se cili është më i miri, Messi apo Cristiano Ronaldo.

“Cili është më i miri? Messi. Por, Ronaldo është brilant. Ronaldo është sensacional në atë që bën, me tempin dhe fuqinë”.“Ai shënon, i ekzekuton gjuajtjet e lira. Mirëpo, si një futbollist në përgjithësi, Messi – uau, pasimet e tij – ka absolutisht gjithçka”, ka thënë ish-mesfushori anglez, përgatiti ”Telegrafi”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com