Jo vetëm që përgatitet shpejt dhe lehtë dhe do të kënaqeni me shijen e mrekullueshme, por edhe do t’ju mbrojë.
Nevojiten:
– 1 paketim makarona, – 2 gota ajkë të thartë, – 200 g majonezë, – 3 vezë të ziera, – 100 g kaçkavall, – 200 g mish toni, – 100 g misër, – 1 qepë e kuqe, – parmezan, – rigon, – majdanoz, – kripë.
Përgatitja:
Marinoni makaronat sipas udhëzimit në paketim në ujë të njelmët, pastaj përzieni me majonezë dhe ajkë në të cilën keni shtuar majdanozin dhe rigonin e grirë imët.
Vezët e ziera pritni në kube dhe përzieni me mishin e tonit, misrin dhe kaçkavallin e grirë në rende.
Bashkoni me makaronat dhe qitni parmezan sipas dëshirës dhe zbukurojeni me rrathë të prerë të qepës së kuqe.