Jep dorëheqjen Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.
Dorëheqja ka ardhur pas një debati me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos.
Debati mes tyre ndodhi në Këshillin Ministror.
Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekretet të ministrisë së Jashtme, duke e cilesuar ate si njeri i Sorosit. Akuze e forte i erdhi edhe per shkak te marreveshjes se Prespes.
Ndihmësit pranë ministrit të Jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat dhe nga fakti qe nuk mori mbeshtetjen e kryeministrit.