Me nostalgjiket e diktatorit që vazhdojnë dhe e nderojnë në këtë ditë shpesh kam qeshur me tallje duke i parë si karikatura-hije të atij regjimi që e rrënoi këtë vend dhe dhunoi e shkatërroi shqiptaret në çdo aspekt.
Kam ndjekur me përbuzje ato media që duke përfituar nga fakti që rinia e sotme nuk e ka jetuar atë kohë të ndyrë, përpiqen ta glorifikojnë duke e paraqitur si një kohë që kishte të metat e veta, por kishte dhe të mira.
Por në fakt as të parët e as të dytët nuk do i konsideroja si rrezik se as të paret e as te dytët nuk e ringjallin diktatorin.
Rreziku është ndërkaq me real se kurrë i personifikuar tek Edvin Rama.
Ngjashmëritë me diktatorin komunist janë të frikshme.
Si Hoxha ashtu dhe Rama rezultojnë dy dështak ne çdo aspekt te jetës se tyre deri ne momentin qe te trete i zbulojnë dhe ju japin pushtet politik.
Hoxha u ‘zbulua’ dhe u përdor nga komunistet jugosllave. Rama nga Soros.
Perversiteti i dështakeve me ambicie dhe ego qe kalonin mundësitë dhe aftësitë e tyre ishin tiparet qe paradoksialisht gjeten jugosllavet tek Hoxha dhe Soros tek Rama.
Kjo sepse ata kuptuan qe monstra te tilla janë gati te bëjnë gjithçka për te realizuar ambiciet e tyre, te shkelin e te përdorin dhe vete familjet e tyre, te mos kenë skrupuj perpara asnje lloj amoraliteti për te kapur majën e dëshiruar te pushtetit. Nga ana tjetër, këta arrogante me te dobëtit , janë shërbëtore te mire për padronet e tyre.
Ngjashmëritë ne karakter për fat te keq po pasqyrohen gati pike per pike dhe ne komportimin e te dyve edhe pse Rama ngjan si një kopje zhgarravine e diktatorit.
Po çfarë beri diktatori e çfarë po bën Rama?
Diktatori ju rrëmbeu gjithçka, sekuestroi çdo pasuri te shqiptareve, te luajtshme dhe te paluajtshme dhe u be vete pronar i gjithë vendit dhe pasurive.
Rama po bën te njëjtën gjë me taksat dhe PPP e tij , grabit paratë e shqiptareve dhe ju a kalon oligarkëve qe ne fund i cojne po ne xhepin e tij. Rrëmben me ligje te posaçme prona publike dhe private. I jep monopolet e bizneseve me fitimprurëse te vëllait dhe familjareve. Ve nen kontroll fitimet e çdo aktiviteti kriminal…
Me pak fjale dhe ky po kërkon te behet pronar i vetëm i Shqipërisë dhe shqiptareve.
Për te kontrolluar plotësisht pushtetin, Hoxha sajoi ‘komplote’ te armiqve te brendshëm e te jashtëm dhe eliminoi kundërshtarët politik qe ne fillim te pushtetit te tij , nga ata pak deputete qe arritën te dalin ne zgjedhjet e para dhe te vetme ku u lejuan kandidate alternative me komunistet e deri tek klerikët e intelektualet qe konsideroheshin si kundërshtare. Futja e armeve neper objektet e kultit për te fajësuar e burgosur klerikët, bomba ne ambasade, sajesat me dëshmitarë te rreme…
Te njëjtën gjë po bën sot Rama; flet për ‘komplote’ te opozitës për marrjen e pushtetit. Sajon dëshmitarë te rreme duke i kërcënuar apo joshur. Shpall opozitën armike .
Diktatori eliminoi gjithë shtypin alternativ dhe e zëvendësoi me ‘Zërin e Popullit’.
Rama e bleu pjesën me te madhe te mediave. Ata qe nuk i bleu dot, i kërcënoi dhe një pjese ua mbylli gojën. Tani po kërkon te mbylle te gjitha ato media e portale qe as nuk i joshi e as nuk i trembi dot për te lënë ne fund vetëm ERTV.
Diktatori dënonte me ligjin e agjitacion e propagandës te gjithë ata qe guxonin te flisnin kundër rrëgjimit te tij.
Rama kërkon ti dënoje me ligjin antishpifje.
Diktatori i ktheu institucionet e ruajtjes se rendit dhe sigurisë ne mjete represioni dhe dhune ndaj kundërshtareve.
Rama këto institucione perveçse i ka vene ne funksion te krimit, i urdhëron publikisht te mbledhin vota për të ne fushata dhe te luftojnë opozitën me çdo mënyre.
Diktatori eliminoi drejtësinë duke përdorur hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatat si arme ndaj kundërshtareve te tij.
Rama ka rrëmbyer prokurorinë dhe ka eliminuar gjykatat deri sa ti kontrolloje plotësisht edhe gjyqtaret me vetingun e tij.
Diktatori i ktheu zgjedhjet ne farse dhe eliminoi pluralizmin dhe demokracinë .
Rama i ka kthyer zgjedhjet ne farse . Po e lejuam nuk e ka problem dhe te burgose gjithë kundërshtarët e te shpalle me Kushtetute, ‘rilindjen’ si e vetmja force politike ne Shqipëri.
Te paret tanë e lejuan Hoxhën ta kthente Shqipërinë ne ferr. Do ta lejojmë Ramen te bej te njëjtën gjë? Por kjo është pyetje për te gjithë , jo vetëm për opozitën. Është e lehte te besh me përgjegjësi PD pa dhenë asnjë kontribut vete . Ca me shume ata qe bëjnë opozitën e opozitës . Gjithë ditën vetëm sulmojnë PD gjoja sikur janë te shqetësuar se pse PD nuk e rrezon Ramen e ne fakt i bëjnë shërbimin me te mire Rames duke e konsideruar PD te pafuqishme apo ca me keq si pjese te tepsisë se Rames. Këtë politike bën dhe Rama gjithë ditën. Duke qene koshient se është i nxirre nga te gjitha anët, kërkon t’ju fusë ne koke shqiptareve se te gjithë te zi jemi, atëherë pse te protestojnë e pse ta rrezojnë Ramen shqiptaret…?
Një fjale te fundit për shërbëtoret; vazhdoni ta mbështesni Ramen, po kujtoni qe diktatori, pasi eliminoi kundërshtarët, ju hëngri kokat dhe miqve e pasuesve te tij …
Marrë nga FB e deputeti te PD