December 23, 2024

Specialitet tradicional grek: Si të bëni djathë feta

Djathi feta konsiderohet ndër djathërat më të lashtë në botë! Edhe ju mund ta bëni vetë në shtëpi…

Djathi origjinal feta bëhet nga qumështi i dhisë, por edhe nga qumështi i lopës nuk është i keq.

Përbërësit:

– 2 l qumësht,
– 1 lugë jogurt,
– 2 lugë ujë djathi,
– gjysmë luge e vogël kripë.

Për hirrë:

– 5 lug kripë në gjysmë litri hirrë.

Përgatitja:

Nxehni qumështin në 30 gradë Celsius, kohë pas kohe përzieni që të ngrohet në mënyrë të barabartë.

Hiqeni nga zjarri, shtoni jogurtin e zbutur me një lugë qumësht, përzieni mirë, mbulojeni me kapak dhe lëreni një orë të qëndrojë në temperaturë dhome.

Shtoni hirrën, përzieni dhe lëreni në temperaturë të dhomës gjatë natës.

Në mëngjes kullojeni djathin dhe priteni në katrorë, lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta dhe pastaj kullojeni nëpërmjet garzës (pëlhurë e rrallë e hollë) dhe lëreni të kullojë 2 – 4 orë.

Hirrën ruajeni. Pastaj zhvendoseni në vend të ftohtë dhe të nesërmen qiteni djathin në një enë dhe përzieni me gjysmë luge të vogël kripë.

Në fund të kullueses së cekët qitni një gazë të pastër, qitni djathin dhe mbulojeni me garzë dhe shtypeni me ndonjë mjet të rëndë.

Lëreni gjatë natës në vend të ftohtë. Të nesërmen kulloni katrorët e djathit, qitni hirrën me kripë dhe futeni në frigorifer.

Djathi i përgatitur në këtë mënyrë duhet të bëhet i ngrënshëm brenda 5 ditëve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com