Deputeteja e Partisë Demokratike për zonen e Matit, Dhurata Çupi ka reaguar pas krimit të rëndë të ndodhur dje ku humben jetën tre punonjës të Bashkisë së qytetit të Burrelit
Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se, “ata nuk ishin banditë as trafikantë e vrasës por ishin qytetarë të ndershëm që po punonin për të ndërtuar rrugë për banorët e varfër të Shëllisë”, ndërkohë që “kryeministri i vendit nuk ka gjetur një minutë të paktën për të ngushëlluar familjen ndonëse pergjegjësia e tij është e shumëfishtë”.
Ja shenimi i plotë i Çupit në facebook:
3 qytetare humben jeten dhe nje tjeter po lufton me plaget e marra ne spital. Ata nuk ishin bandit as trafikant e vrases por ishin qytetare te ndershem qe po punonin per te ndertuar rruge per banoret e varfer te Shellise. Ndersa sot familjaret dhe qytetaret e Matit pergaditen tu japin lamtumiren e fundit 3 qytetareve qe u vrane ne krye te detyres, kryeministri i vendit nuk ka gjetur nje minute te pakten per te ngushelluar familjen ndonese pergjegjesia e tij eshte e shumfishte.
Ata 3 qytetare u vrane barbarisht dhe jo nga nje njeri dosido jo per hakmarrje apo prishje pazaresh droge, por nga kryeplaku dhe kryetari i PS me motivin e vetem se po ndertonin rruge dhe rruga mund ti prishte pune ne zgjedhje. Kjo eshte mendesia barbare qe ka mbjelle Edi Rama me qeverine e tij. Trafik droge per vota, kriminel qe kercenojne me zgjedhje dhe kulmi vrasja e djeshme me e tmerrshmja nga te gjitha. Edi Rama hesht sepse eshte ai pergjegjes i kesaj mendesie kriminale i kesaj pasigurie dhe i banditeve qe ka veshur me pushtet politik.