December 25, 2024

Këpucët e preferuara të Ivanka Trump do të kthehen në të preferuarat tuaja

Njihuni me këpucët e preferuara të Ivanka Trump. Këshilltarja dhe vajza e Presidentit Trump është parë disa herë me të njëjtat balerina të zeza nga dizajnerja Jennifer Chamandi.

Në maj, Ivanka i veshi balerinat në fjalë me një fustan të kuq dhe të zi, gjatë Ditës së Sporteve dhe Fitnesit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë vizitës në qendrën e NASA, Ivanka zgjodhi t’i veshë balerinat me një veshje të sofistikuar e njëherazi të lirshme: një kostum të bardhë.

Ndërsa në Karolinën e Veriut, ku vizitoi qendrat e rikuperimit pas uraganit Florence dhe NASCAR Technical Institute, Ivanka zgjodhi një veshje të përshtatshme për në zyrë: pantallona të zeza, bluzë e bardhë, pardesy dhe balerinat nga Jennifer Chamandi.

Balerinat nga Jennifer Chamandi kushtojnë $665.

Facebook Comments

MineralHygienics.com