November 24, 2024

Zhdukja e Presidentit të INTERPOL-it, Kina thotë se ai ‘është nën hetime’

Kina tha të dielën se është duke e hetuar shefin e Inerpolit, Meng Hongwei, nën dyshime për keqbërje, dy ditë pasi që ai u raportua si i zhdukur.

Të premten policia u njoftua nga bashkëshortja e tij, e cila jeton në Lion, ku ndodhet selia qendrore e organizatës ndërkombëtare të policisë se në fund të shtatorit, Meng Hongwei ishte nisur për në Kinë dhe prej atij momenti nuk është bërë më i gjallë.

“Meng Hongwei është aktualisht nën hetime nga Komisioni Mbikëqyrës Kombëtar, nën dyshimet për shkelje të ligjit” u tha në një komunikatë të shkurtër të Agjencisë kineze kundër korrupsionit.

Interpoli tha më vonë se zoti Meng ka dhënë dorëheqje dhe Kim Jon Yang nga Koreja e Jugut do të jetë ushtrues detyre. Shefi i ri do të zgjidhet në takimin që mbahet nga 18 deri më 21 nëntor në Dubai.

Interpoli tha më herët se kishte kërkuar nga Kina që të sqarojë situatën e zotit Meng.

“Sot me 7 tetor, Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion të Francës, mori letrën e dorëheqjes së zotit Meng Hongwei si president i Interpolit, e cila hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në një deklaratë të Interpolit.

Meng, 64 vjeçar, zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë, u zgjodh për të drejtuar Interpolin me 192 anëtarë në nëntor të vitit 2016 për një mandat katërvjeçar. Ai është i pari zyrtar kinez që mbante këtë post.

Në biografinë e tij publikuar në faqen e internetit të Interpolit thuhet se Meng Hongëei ka një përvojë 40 vjeçare në fushën e drejtësisë penale dhe në polici, gjatë së cilës është marrë me çështje që lidhen me institucionet ligjore, luftën ndaj drogës e terrorizmit, kontrollin e kufirit, çështje që lidhen me imigracionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kur zoti Meng u emërua shef i Interpolit, grupet e të drejtave të njeriut shprehën shqetësimin se Pekini mund të përpiqet të shfrytëzojë pozitën e tij për të ndjekur disidentët jashtë vendit./VOA

Facebook Comments

MineralHygienics.com