May 3, 2024

Flet shoferi që transportoi femrën që po akuzon Ronaldon për përdhunim: Ajo……..

Shoferi që transportoi një grua britanike që ka akuzuar Christiano Ronaldon për përdhunimin e saj në vitin 2005, ka thënë se ajo ishte ‘e lumtur dhe e ngazëllyer’ kur hyri në makinë.

Vince Humphrey është shoferi, që mori atë femër nga ‘Hotel Sanderson’ me pesë yje në Marylebone, Londër, në tetor të vitit 2005.

Ai ka deklaruar, se femra ishte në humor, pasi kishte lënë dhomën e ish-lojtarit të Real Madridit, dhe i kishte folur shoferit për ‘trupin e pabesueshëm’ të Ronaldos, raporton The Sun.

Image

Hoteli “Sanderson” me pesë yje, ku Cristiano Ronaldo dhe akuzuesja e tij për përdhunim kaluan natën së bashku, në tetor të vitit 2005

Ronaldo është duke u përballur me akuzat për sulme seksuale nga amerikania, Kathryn Mayorga, e cila pretendon se është përdhunuar nga ai në një ‘penthouse’ të “Palms Casino Resort” në Las Vegas, në qershor të vitit 2009.

Ylli i Juventusit, Ronaldo, i ka mohuar me forcë akuzat, dhe ka publikuar një status në Twitter, në fillim të kësaj jave në mbrojtje të tij.

Ai shkroi: “Unë mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje për të cilën jam dhe besoj”.

Shoferi i tha “The Sun”-it, se kur e dëgjoi femrën britanike, të cilën e kishte transportuar me një Mercedes luksoz, që po e akuzonte Ronaldon për përdhunim, ai kishte ngelur i habitur.

Image

Cristiano Ronaldo

Shoferi Z. Humphrey dha një deklaratë për policinë në vitin 2005.

Policia tani po ballafaqohet me presion për të rihapur rastin në dritën e pretendimeve të znj. Mayorga.

Ronaldo bëri një marrëveshje 287,000 funte me të në vitin 2010 që ajo të mos fliste, ndërsa të dielën ai mori dokumentet e gjykatës përmes e-mailit, të cilat tregojnë me detaj pretendimet e avokatit të zonjës Mayorga.

Avokati i Mayorgas, Leslie Stovall, ka thënë se ai është kontaktuar nga një grua tjetër, e cila pretendon të ketë pasur një përvojë të ngjashme si Mayorga.

Image

Avokati gjithashtu tha se do të donte të fliste me ish-futbollistin, pasi ‘ata do të kenë një pasqyrë të madhe për sjelljen e tij’.

Ronaldo është i njohur për lidhjet e tij me emra të famshëm të showbizit si: Kim Kardashian, Paris Hilton dhe supermodelen, Irina Shayk.

Nuk ka asgjë të sugjeruar, që ai ka sulmuar ndonjë nga të dashurat e tij të mëparshme.

Pretendimet kërcënojnë një varg sponsorizimesh fitimprurëse dhe marrëveshjeve të marketingut – dhe lirisë së Ronaldos.

Kompania “Nike”, me të cilin futbollisti ka një kontratë në vlerë prej një miliardë dollarësh, javën e kaluar thanë se ishin “shumë të shqetësuar”, pasi aksionet e gjigantit sportiv ranë, kur deklarata për përdhunim u bë publike.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com