November 25, 2024

Rama viziton një rrobaqepsi në Durrës: Kemi njohur një rritje domethënëse të pagave!

Kryeministri Edi Rama* ka vizituar një fasoneri në qytetin e Durrësit ku ka parë kushtet e punës dhe është interesuar mbi pagat që kanë punonjësit.

“Një prej fabrikave të mëdha të veshjeve në Shqipëri, me cikël të mbyllur, e specializuar në prodhim dhe eksport të veshjeve për emrat ndër më të njohurit në tregun europian.

Falë incentivave të qeverisë në vitet e fundit në mbështetje të biznesit, sipërmarrja ka zgjeruar kapacitetet prodhuese, ka rritur numrin e punonjësve e po ashtu ka njohur dhe një rritje domethënëse të pagave”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, herë pas here në media denoncohen kushte të këqija pune nëpër fasoneri ku rasti i fundit ka qenë helmimi i  12 punonjëseve pasi kushtet e tyre të punës ishin të pa përshtatshme. /ma.me

Facebook Comments

MineralHygienics.com