November 24, 2024

Sali Berisha: Rama është përdhunuesi i vërtetë i Xhisiela Malokut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se përdhunuesi i vërtetë i Xhisiela malokut është Edi Rama. Këtë deklaratë ish-kreu i qeverisë e bëri nga studio e emisionit ‘360 gradë’.

Sipas tij Rama nuk e mori në mbrojtje vajzën, por kriminelët që abuzuan me të.

‘Unë mund ti faktoj çdo shqiptari se mesazhi dhe qytetari dixhital që e ka botuar në Facebook Sali Berisha në 29 korrik 2018-të, nuk ka asnjë lidhje me Emiljano Nuhun. KY zotëri është një qytetar guximtar që merr përsipër të denoncojë një bandë të vërtetë, bit ë cilën rëndojnë akuza për vrasje policës në 98-n. Ky denoncim s’ka lidhje me Nuhun. Akuzohen për vrasje në 98-n Rrahjat. Nuk ka asnjë lidhje me Nuhun statusi im i parë. Edi Rama u soll si kriminel me vajzën e dhunuar. Rama është autori i përdhunimit të vajzës’, tha Berisha.

Facebook Comments

MineralHygienics.com