May 3, 2024

Nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi

Ai është një personazh jo krejtësisht i zakonshëm.

Ka mbaruar studimet e larta për aktrim, por ka guxuar edhe në disiplina të tjera të artit, si muzikë, dublim, parodi muzikore.

Ndërkohë së fundmi ka deklaruar se do e lerë aktrimin dhe Shqipërinë, për të punuar dhe udhëtuar me kroçerë, një udhëtim që në fakt do e nisë nesër.

Bëhet fjalë për Aleks Seitaj, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu arsyet e largimit nga Shqipëria.

“Në Shqipëri nuk jam ndjerë asnjëherë si në shtëpi dhe kjo është një nga arsyet përse kam vendosur të largohem. Kam kaluar një periudhë depresioni si pasojë e bulizimit dhe si pasojë e realitetit ku jetoj. Unë gjithmonë kam qenë larg realitetit shqiptar”, tha Aleks Seitaj.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com