Aktorja dhe modelja Emily Ratajkowski njoftoi në Twitter se është arrestuar, teksa protestonte për emërimin e Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë.
“U arrestova pasi po protestoja kundër emërimit të Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë, një burrë i akuzuar nga shumë gra për abuzime seksuale. Respektoi ekzistencën e femrave ose prit rezistencën tonë”, thekson 27-vjeçarja.
Kavanaugh është i nominuari i i presidentit Donald Trump për Gjykatën e Lartë. Ai akuzohet nga dy gra për abuzim seksual. Kavanaugh i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.