May 6, 2024

Vjeshta është te dera, gatuani rizoto me kungull të verdhë

Nisim me recetat e kungullit të verdhë!

Përpara supës dhe byrekut, ju propozojmë një rizoto të thjeshtë, pavarësisht se duket sikur ka shumë përbërës!

Spinaqi nuk është i domosdoshëm, mund të jetë e shijshme edhe pa të!

PËR 4 PERSONA:
2 qepë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 200g oriz i rrumbullakët, 200g kungull i verdhë, 1 thelb hudhër, 500g spinaq, 500ml lëng perimesh, 4 qepë të njoma, pak zaferano, kripë, piper, arrë muskat, 20g fara kungulli, 30g Parmigiano.

Përgatitja:
Pastrojmë qepët dhe i grijmë në kubikë të vegjël. Në një tigan skuqim gjysmën e sasisë së qepës për 1 minutë dhe pastaj shtojmë orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Qërojmë kungullin dhe e presim në kubikë. Pastrojmë hudhrat, spinaqin dhe qepët e njoma. Vëmë të skuqet pjesa tjetër e qepës, shtojmë hudhrën e grirë hollë, copat e kungullit, zaferanon, kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.

Në një tigan tjetër hedhim farat e kungullit dhe i pjekim për pak minuta. Hedhim një lugë vaj dhe shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin. I skuqim së bashku për disa minuta deri sa të thithin të gjithë lëngun.

Përziejmë orizin me kungullin dhe përzierjen e spinaqit dhe e spërkasim me djathë Parmigiano të grirë imët.

Facebook Comments

MineralHygienics.com