November 23, 2024

Receta, guaska me gjizë, djathtë dhe domate

Ka ende një muaj kohë për të gatuar e shijuar këtë pjatë tipike verore. Ka aromë të mirë dhe vlera ushqimore…Sepse gjiza nuk bëhet vetëm fërgesë.

Djathrat e tjere mund t’i shtoni ose jo, sipas deshires! Mund ta provoni edhe me gjize, koper e salmon…

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
20 makarona guaskë
4 domate
1 thelb hudhër
50 ml vaj ulliri
kripë
piper
1/2 lugë sheqer
10 degë borzilok
250 g gjizë pa kripë
100 g djathë Parmigiano
100 g djathë Chedar
pak lëkurë limoni
1/2 spec i kuq djegës, sipas dëshirës

PËRGATITJA:
Makaronat i vëmë të ziejnë për 5 minuta në ujë me kripë dhe nisim me përgatitjen e salcës. Hedhim në grirësen elektrike domatet e qëruara, vajin e ullirit, borzilokun, thelbin e hudhrës, kripën, piperin dhe pak sheqer.

I bluajmë derisa të bëhen pure dhe masën e përftuar e shtrojmë në tavë. Për mbushjen e makaronave guaskë, përziejmë gjizën pa kripë, djathin Parmigiano, djathin Chedar, lëkurën e limonit, borzilokun dhe sipas dëshirës, edhe pak spec djegës. I kullojmë guaskat dhe i përziejmë me pak vaj ulliri që të mos na ngjiten.

I mbushim me radhë dhe i rreshtojmë në tavë. Më pas, i pjekim për 20 minuta në temperaturën 180° C.

Facebook Comments

MineralHygienics.com